Agjenti vret të riun afrikano-amerikan, video e re shokuese në SHBA

Një agjent qëllon dhe vret një afrikano-amerikan ndërsa ishte në tokë.Publikimi i një videoje të re nga momenti tronditës ka ndezur debatin për përdorimin e tepruar të forcës nga policia.
Ngjarja ka ndodhur më 4 prill në Grand Rapids, Michigan, por policia publikoi pamjet vetëm dje, 13 prill.
Pamjet e marra nga disa kamera tregojnë 26-vjeçarin Patrick Loyola në tokë dhe një polic të bardhë që i ka vendosur këmbët mbi shpinë.
Rriten temperaturat, ja parashikimi i motit për sot
14 Prill, 08:21
Të dy po përplasen për taserin (pistoletën elektrike) të nxjerrë nga agjenti.
“Lëreni atë”, dëgjohet duke bërtitur polici.
“Lëre taserin”, përsërit agjenti përpara se të nxjerrë armën dhe ta godasë në kokë 26-vjeçarin.
Djali ishte ndaluar për një kontroll në rrugë.
"Oficeri qëlloi gjatë përleshjes. Ai do të trajtohet si kushdo tjetër," tha shefi i policisë Eric Winstrom pa bërë të ditur emrin e agjentit.
“Nëse ai akuzohet, ne do ta zbulojmë emrin”, shton ai.
Transmetimit të videos i ka paraprirë një demonstratë para komisariatit. Qindra njerëz dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për Loyola duke thirrur "Jetët e zezakëve kanë rëndësi" dhe "Pa drejtësi nuk ka paqe".
Ditët e fundit Winstorm u takua me familjen e Loyolës, e cila u shpërngul në Shtetet e Bashkuara nga Kongo në vitin 2014.
"Përballë pamjeve tronditëse, të cilat iu shfaqën para se t'i bënte publike, babai i Loyola-s ishte ngrirë, "gati u shua" përpara djalit të tij "i shtrirë në tokë me një oficer sipër tij që i nxori armën dhe e qëlloi në kokë”, tha pastori Israel Siku i cili shoqëroi në polici babanë e djalit.
“Ishte një ekzekutim”, ka komentuar familja.
"Edhe një herë na kujtohet se sa shpejt ndërveprimi me policinë mund të jetë fatal për një afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara," thotë avokati i të drejtave civile Benjamin Crump, i cili trajtoi edhe çështjen e George Floyd, fytyra e lëvizjes "Black Lives Matter".

