Boris Johnson vizitë surprizë në Ukrainë, takon Volodymyr Zelenskyy

Kryeministri Boris Johnson ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev.  

Lajmin  e ka bërë me dije nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Sybiha, në një postim në rrjetet sociale.

"Boris Johnson në Kiev filloi takimin kokë më kokë me Presidentin Zelenskiy”- shkruan ai.

Johnson udhëtoi në Ukrainë menjëherë pasi Britania e Madhe u zotua të dërgonte automjete të blinduara për të ndihmuar ndaj luftës ndaj Rusisë.