Biden ndërpret marrëdhëniet tregtare me Moskën, Ambasadori rus: Furnizimi i Ukrainës me armë rrezikon një luftë Rusi-SHBA
Lufta po shkatërron Ukrainën prej 45 ditësh. Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar ligjin që ndalon importet e energjisë nga Rusia dhe një ligj që ndërpret marrëdhëniet normale tregtare me Moskën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Dy masat, me të cilat Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, u miratuan nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
Kremlini nga ana tjetër ka paralajmëruar se Operacioni special mund të përfundojë së shpejti pasi objektivat janë arritur.
Por sipas ambasadorit rus në Amerikë, furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi rrezikon të ndezë një konflikt SHBA-Rusi.
"Furnizimet e armëve dhe municioneve të Perëndimit për Ukrainën shkaktojnë "gjakderdhje të mëtejshme", janë "të rrezikshme dhe provokuese" dhe mund të çojnë "Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak" tha në një intervistë për Neësëeek ruse ambasadori në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov.
Sipas tij, ajo që çoi në "operacionin special ushtarak" në Ukrainë ishte "mosgatishmëria e regjimit të Kievit për të ndaluar gjenocidin e rusëve" dhe për të zbatuar detyrimet e tij sipas traktateve ndërkombëtare.
Kjo është arsyeja e ambasadorit rus në SHBA, Anatoly Antonov për sulmin rus në Ukrainë.
Diplomati rus, Anatoly Antonov , thotë se lufta i ka rrënjët në ngjarjet e vitit 2014, kur revolucioni Euromaidan rrëzoi qeverinë pro-ruse.
