Dronët e Turqisë “Bajraktar” që furnizojnë Ukrainën shqetësojnë Moskën
Pajisja e Ukrainës me dronët bajraktar të prodhuar në Turqi ka shqetësuar më së shumti Moskën.
Kur po shkojmë në dy muaj nga nisja e sulmit Rusia i është ankuar Ankarasë për furnizimin e Kievit me to.
Por në konferencën e dhënë për mediat zyrtarët turq kanë deklaruar se dronët “Bajraktar” janë prodhim i kompanive private dhe se blerja ishte nënshkruar para nisjes së luftës.
Në fakt në përballjen ushtarakë kanë qenë pikërisht këta dronë që kanë shkaktuar më shumë dëme në armatimet dhe ushtrinë e Rusisë.
Pavarësisht kësaj duket se Ankaraja po luan edhe një rol të rëndësishëm negociator mes palëve duke vazhduar të deklarojë se është neutral në këtë konflikt.
Ndërkaq shifrat e ushtarakëve që kanë humbur jetën në këtë përballje janë ende të paqarta. Vetëm të premten Kremlini deklaroi se ka pësuar humbje të mëdha.
Duke pranuar se 1351 ushtarë janë vrarë ndërsa 3825 janë plagosur nga nisja e operacionit.
Por nga ana tjetër kundërshtarët shtojnë se dyshohet për mbi 10 mijë efektivë që janë vrarë.
Tashmë pas tërheqjes së ushtrisë nga disa zona të Ukrainës është bërë e ditur për ekzekutimin e qindra civilëve të vrarë, madje dhe trupat janë filmuar të pa jetë në rrugë.
