Britania dërgon një tjetër ndihmë ushtarake në vlerë prej 100 mln paund në Ukrainë

Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë pajisje ushtarake të nivelit të lartë në vlerë prej 100 milionë paund.

Kryeministri britanik foli në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Doëning Street këtë pasdite.

Ai tha se dërgesa do të përfshijë më shumë raketa anti-ajrore Starstreak, të cilat fluturojnë me tre herë shpejtësinë e zërit, 800 raketa të tjera antitank dhe municione precize të afta të qëndrojnë në qiell derisa të drejtohen në objektivin e tyre.

Ai tha se do të dërgoheshin edhe më shumë helmeta, syze për shikimin e natës dhe mburoja.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë të mbështesë vendet e ish-bllokut sovjetik, pajisjet e të cilëve funksionojnë më lehtë nga forcat e armatosura ukrainase.

I pyetur nëse Britania e Madhe do të ishte e gatshme të dërgonte tanke në Ukrainë, ai tha:

"Unë në parim jam i gatshëm të konsideroj çdo gjë me anë të armëve mbrojtëse për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten dhe popullin e tyre".

Kryeministri foli gjithashtu për sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, të cilin ai e përshkroi si "të pandërgjegjshëm", duke shtuar se tregon thellësinë në të cilën është zhytur ushtria dikur e lavdëruar e Putinit.