Avokati i Popullit: Një vajzë 14 vjeç dhe një djalë 11 vjeç, janë përdhunuar nga trupat ruse në Bucha

Avokatja e të drejtave të njeriut në Ukrainë, Lyudmila Denisova, ka pretenduar se një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 11-vjeçar janë përdhunuar nga trupat ruse në qytetin Bucha, në periferi të Kievit.

Në një deklaratë në mediat sociale, zonja Denisova pretendoi gjithashtu se një grua 20-vjeçare u përdhunua nga forcat pushtuese në qytetin verior të Irpin.

Akuzat vijnë pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken paralajmëroi se raporte të besueshme po tregonin për tortura, përdhunime dhe vrasje nga forcat ruse në Ukrainë.

Muajin e kaluar, kryeprokurori për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan, hapi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë pas një referimi për hetim nga 39 vende.

Khan tha se do të punonte sa më shpejt të jetë e mundur për të kërkuar krime të mundshme kundër njerëzimit ose gjenocid të kryer në Ukrainë.