Zelensky i drejtohet BE: Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, s’janë të mjaftueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2022, 21:55
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për sanksionet që i kanë vënë Rusinë, por sipas tij këto sanksione nuk janë të mjaftueshme.
Këtë gjë presidenti ukrainas, ua tha zyrtarëve të BE-se teksa këta të fundit vizituan Ukrainën, për të parë situatën e luftës, që nisi më 24 shkurt nga Rusia.
“Faleminderit për sanksionet, por ato nuk janë të mjaftueshme. Sanksionet duhet të rriten sepse përndryshe Rusia nuk do të dëgjojë”, tha Zelensky.
