Ministrja: Ukraina pret që në qershor t'i jepet statusi i kandidatit në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 15:43
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanishyna ka thënë se pritet që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat në BE në qershor.
Stefanishyna tha se vendi i saj ishte për të bërë aplikimin për anëtare e Bashkimit Evropian.
Deklarata e saj vjen një ditë pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u zotua të ofrojë një përgjigje të shpejtë ndaj Ukrainës për anëtarësim në BE.
