Lufta në Ukrainë, Surroi: Do të ketë rivizatim të kufijve ashtu si në “Jaltë”, BE-ja doli nga gjumi

Veton Surroi i ftuar në RTV Ora u shpreh se në rastin e luftës në Ukrainë nga Rusia do të ketë një rivizatim të kufijve të arritur me forcë.

Sipas tij, kohezioni brenda NATO-s është shumë i madh, por ashtu edhe brenda BE-së. Lufta në Ukrainë e nxori  nga gjumi BE-në

Surroi: Do të ketë një rivizatim të kufijve të arritur me forcë. Kjo është një sfidë e sigurisë që ka ngjashmëri me atë të Jaltës ku fuqitë e mëdha do të redifinojnë kufijtë e tyre. Auroazia do të vazhdojë të ndikojnë në çështjet e rendit dhe sigurisë në Evropë. Kemi pasur një informacione për përgatitjen e trupave ruse për këtë luftë dhe kohezioni brenda NATO-s është shumë i madh, por ashtu edhe brenda BE-së. Lufta në Ukrainë e nxori nga gjumi BE-në dhe sikurse e pamë me vizitën e sotme në Ukrainë, ata e kanë parë me sytë e tyre se si po shembet rendi i sigurisë evropiane.

Sanksionet nuk do ta kthejnë gjendjen aty ku ishte, janë një formë presioni, por Putini është mësuar qysh me Krimën ose më herët me këto forma. Efekti i sanksioneve mund të ketë kundër efekteve dhe mund të ngrejë çmimet e produkteve ruse duke bërë që të mbushet arka e Rusisë me para shtesë. Rusia po shkëputet nga mundësia që mund të jetë një fuqi dhe pjesë e koncertit evropian.

Surroi theksoi se ky rast duhet shfrytëzuar për të treguar se nuk ka paqe të përhershme, por paqja duhet të ndërtohet dhe mirëmbahet si marrëveshje mes popujve.

Surroi: Ky rast duhet shfrytëzuar për të treguar se nuk ka paqe të përhershme, por paqja duhet të ndërtohet dhe mirëmbahet si marrëveshje mes popujve. Konfliktet e papërfunduar janë shumë më të vegjël edhe për nga nevoja e investimit diplomatik dhe është më lehtë për tu zgjidhur. Prandaj duhet të zgjidhen këto probleme që të hapet rruga e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe të hapet rruga e marrëveshjes me Kosovës dhe Shqipërisë dhe legjitimiteti kushtetues i Bosnje Hercegovinës. Kështu i gjithë Ballkani mund të integrohet në ombrellën e NATO-s dhe BE-së.