Shkatërrohet depoja e municionit në Ukrainë, dy të plagosur

Forcat ruse kanë shkatërruar një depo municioni në bazën ajrore Myrhorod në Ukrainën qendrore, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.

Ndërkohë, Guvernatori i rajonit të Poltava, Dmytro Lunin, bëri me dije se si pasojë e sulmit dy persona ishin plagosur, ndërkohë që janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, si pasojë e shpërthimit.

Rusia sulmoi Ukrainën, mëngjesin e 24 shkurtit, ndërkohë si pasojë qindra persona janë larguar nga vendi.