Bosi japonez bie në grackë, po planifikonte të blinte raketa tokë - ajër për grupet rebele

Bosi japonez bie në grackë, po planifikonte të blinte raketa
Ne foto: Takeshi Ebisawa me një raketë hedhëse gjatë një takimi me agjentë të fshehtë

Autoritetet amerikane kanë arrestuar të ashtuquajturin lider të një sindikate krimale japoneze për akuzën e shpërndarjes së drogës në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu blerje armësh, duke përfshirë raketa tokë-ajër të prodhuara nga SHBA, thanë prokurorët sot.

Prokurorët federalë në Manhatan thanë se Takeshi Ebisawa, të cilin e përshkruan si një lider në një rrjet familjesh të krimit japonez të njohur si yakuza, ranë dakord të blinin raketat për grupet rebele në Mianmar gjatë bisedave me një agjent të fshehtë të Administratës së Zbatimit të Drogës, shkruan CNN

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Armët kishin për qëllim mbrojtjen e dërgesave të drogës. Ndërkohë Ebisawa planifikonte të shpërndante heroinë dhe metamfetaminë në SHBA, thanë prokurorët.

"Droga ishte e destinuar për tu shitur në rrugët e Nju Jorkut dhe dërgesat e armëve ishin të destinuara për fraksione në vende të paqëndrueshme," tha në një deklaratë Damian Williams, Prokurori i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Sipas prokurorëve, Ebisawa, 57 vjeç, dhe tre bashkëpunëtorë të dyshuar u arrestuan në Manhattan.

Secili nga katër bashkëpunëtorët e dyshuar përballet me dënime maksimale që shkon deri në burgim të përjetshë, shkruan CNN