Plot 400 kg kokainë ishte fshehur mes bananeve, qeni zbuloi ngarkesën që do nxirrte miliona euro fitim
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 8 Prill 2022, 10:04
400 kg kokainë janë kapur nga autoritetet doganore e ato të Guardia di Finanza në portin e Civitavechios në Romë.
Kokaina ishte fshehur mes kutive të bananeve në një kontejner që mbërrinte nga Amerika e Jugut e tranzitonte përmes portit roman.
Kapja e lëndës narkotike u bë falë qenëve antidrogë të cilët identifikuan kontejnerin me drogë.
Sipas autoriteteve italiane, kokaina do të sillte për grupet trafikante një përfitim mbi 170 milionë euro.
Është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në portin e Civitavechias.
Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.


