8-vjeçarja letër hajdutëve: Ju lutem më ktheni varësen e babit, e kam blerë me kursimet e dy viteve

Disa hajdutë u futën në një banesë të një familjeje në Casatenovo, në zonën e Lecco-s në Itali, ku mes gjërave të vjedhura ka qenë dhe varësja që një vogëlushe i kishte blerë të atit.

Kjo e fundit  në moshën 8-vjeçare, u është drejtuar me një letër publike hajdutëve, ku u kërkon që t’i kthejnë varësen. Ajo thotë se ia ka blerë babit me kursimet e dy viteve.

 “Ia dhashë babait, kurseva dy vite që të ia blejë. Të lutem nuk të kërkojë gjë tjetër, vetëm më kthe varësen e babit.” shkruan vajza e vogël e cila është në klasë të tretë.

8-vjeçarja letër hajdutëve: Ju lutem më ktheni