Eksperti: Deklarata e separatist rus Pushilin, një shenjë lufta po shkon keq për Rusinë

Dështimi i dukshëm i Rusisë për të kapur efektivisht kontrollin e Ukrainës brenda javëve të para të pushtimit ka qenë subjekt i shumë hamendjeve mes komentuesve.

Ka qenë një surprizë që forcat e Vladimirit nuk kanë qenë në gjendje të ushtrojnë dominim mbi ato të Ukrainës, duke pasur parasysh madhësinë e ushtrisë së tyre në krahasim.

Edhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Samuel Ramani ka theksuar një deklaratë të re të liderit separatist rus Denis Pushilin.

Në të, ai refuzon të ofrojë një datë të synuar për fitoren e Rusisë në qytetin port jugor të Mariupolit - në kontrast me deklaratat më të forta në fillim të konfliktit.

Ky kontrast, sugjeron zoti Ramania, është një tjetër shenjë se "lufta po shkon keq për Rusinë".