BE dhe SHBA dënojnë sulmin 'e tmerrshëm' në stacionin hekurudhor në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2022, 15:06
Udhëheqësit e BE-së dhe SHBA-së kanë dënuar sulmin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk të Ukrainës këtë mëngjes.
Sipas të dhënave nga Ukraina, të paktën 39 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se është "e tmerrshme" të shohësh raketën që godet një nga stacionet kryesore të përdorura nga civilër për evakuim, shkruan BBC.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm dhe e quajti atë "një tjetër përpjekje për të mbyllur rrugët e arratisjes për ata që ikin nga kjo luftë e pajustifikuar".
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë dënoi "imazhet e tmerrshme dhe shkatërruese" të sulmit në një intervistë me CNN, të cituar nga Reuters.

