Pamje të rënda nga stacioni hekurudhor në Ukrainë, trupat e njerëzve të vdekur shtrihen në rrugë

Detaje të reja janë zbardhur pas sulmit me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk të Ukrainës.
Nathan Mook, CEO i organizatës bamirëse World Central Kitchen, ishte në stacion vetëm pak çaste para sulmit dhe foli për BBC për atë që ai pa.
"Ne ishim duke ecur pranë stacionit mbi një mbikalim dhe mund të shihnim mbi 1000 njerëz. Ishte e mbushur me njerëz", tha ai.
Mook thotë se më pas dëgjoi zhurmën e 5 deri në 10 shpërthimeve.
Pasi u kthye me makinë në vendin e sulmit, Mook përshkruan një skenë shkatërrimi.
"Mbetjet e njërës prej raketave ishin në përtokë, dritare të hedhura në erë dhe dhjetëra viktima."
"Ekuipazhet e emergjencës ishin në terren shumë shpejt, duke u kujdesur për njerëzit që u plagosën dhe ishin vrarë," shtoi ai.

Russia just killed over 30 innocent civilians at a train station in Kramatorsk. pic.twitter.com/Hb9gx2FF0d
— Anastasiia Lapatina (@lapatina_) April 8, 2022


