"Jetuam me të vdekurit" Dëshmia shokuese e të mbijetuarit në Ukrainë
BBC sjell dëshminë e një ukrainasi që është detyruar të qëndrojë për disa ditë me të vdekurve.
Yahidne, është fshati 140 km në veri perëndim të Kievit, jashtë qytetit të Chernihiv, afër kufirit me Bjellorusinë dhe Rusinë dhe që ishte i pushtuar nga ushtria ruse për gati një muaj.
Kur ushtria rus ehyri në fshat nxorri burra, gra e fëmijëve nga shtëpitë e tyre dhe I vendosi në një shkollë për 4 javë. Ishin 130 persona të vendosur në një dhomë 65 metra katrorë.
Mykola Klymchuk, burri 60 vjeçar ishte një prej tyre i cili dha dëshminë e tij për BBC.
"Për 25 ditë kam fjetur në këmbë. Lidhja veten me një shall që të mos bija në tokë"
Askush nuk mund të lëvizte pasi kishin frikë se mos qëllonin. Në dhomë kishte dhe 40- 50 fëmijë, më I vogli ishte 2 muajsh.
“Dhoma nuk kishte ajrosje dhe dritaret ishin të mbyllura. 12 persona vdiqën gjatë atyre ditëve’ thotë Mykola për BBC
Shumica prej tyre ishin të moshuar dhe nuk dihet shkaku përse kanë vdekur, por Mykola beson se janë mbytur për shkak të mos ajrosjes.
Kur njerëzit vdisnin, trupat e tyre nuk mund të hiqeshin menjëherë. Ushtarët rusë nuk e lejonin të ndodhte çdo ditë. Edhe jashtë ishte e rrezikshme për shkak të luftimeve që vijonin jashtë, sulmeve me murtaja, shpërthime dhe të shtëna me armë"
Kjo do të thoshte se njerëzit, përfshirë fëmijët, jetonin mes kufomave për orë të tëra, dhe nganjëherë për ditë të tëra, derisa trupat e të vdekurve të nxirreshin jashtë.
"Ishte shumë e frikshme. I njihja njerëzit që vdiqën ” thotë dhe Anastasia, një vajzë e vogël e cila ende vuan nga stresi i atyre ditëve.
“Në kushte normale ata njerëz nuk do të vdisnin. Edhe këmbët e mia filluan të më linin por i thoja vetes se duhej të mbijetoja për hatër të vajzave dhe mbesave të mija” tregon më tej Mykola.
Shumë prej tyre nuk u lejuan as të shkojnë në tualet. I detyronin të përdornin kova. Ndonjëherë ushtarët nxirrnin njerëzit për t'i përdorur si mburoja," tha Mykola.
Një ushtar i kishte thënë Mykolas se u kishin thënë se do të ishin në Ukrainë vetëm për 4 ditë, të mjaftuesme për të marrë Kievin.
Më 3 prill rusët u tërhoqën nga fshati dhe ushtarët ukrainas tashmë kontrollonin fshatin. / BBC/
