Britania krah SHBA, i vendos sanksione vajzave të Vladimir Putin
Edhe Britania ka vendosur sanksione ndaj dy vajzave të rritura të presidentit rus Vladimir Putin.
Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova i janë shtuar listës së personave ndaj të cilëve Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione
Është një përpjekjeje e “koordinuar” me SHBA-në, e cila tashmë ka vendosur sanksione ndaj dy vajzave.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur gjithashtu sanksione edhe ndaj vajzës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, Yekaterina Sergeyevna Vinokurova.
Në një deklaratë për shtyp Ministria e Jashtme, tha se po synojmë më tej me "mënyrat e jetesës luksoze të rrethit të brendshëm të Kremlinit", me ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të pasurive.
Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, më shumë se 275 miliardë paund i janë ngrirë Putinit qëkur ka filluar lufta, kjo shumë e ngrirë vjen nga sanksionet e koordinuara të Mbretërisë së Bashkuar dhe ndërkombëtare në javët e fundit.
Ai shtoi se Rusia po shkon drejt recesionit më të thellë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik pasi sanksionet goditën aftësinë e Presidentit Putin për të luftuar në Ukrainë.
