VIDEO/ Polici godet me shkelma në fytyrë 23-vjeçarin

Një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet se një polic godet me shkelma dhe me grushte një 23-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 2 prill në Foggia, ndërsa pamjet janë publikuar ditën  e sotme.

Sipas mediave të huaja, policia e ka ndjekur të riun për rreth tre kilometra me makinë, pasi ky i fundit nuk kishte leje drejtimi.

Në video shihet se teksa 23-vjeçari ndodhet i shtirë në tokë, me pranga në duar, një policë tjetër vjen dhe e godet me shkelma dhe grushte në fytyrë.

Shikoni videon