Lejuan kontrabandën në Morinë kundrejt ryshfeteve, kush janë zyrtarët e arrestuar dhe të pezulluar

Prokuroritë e Shqipërisë dhe Kosovës kryen sot (8 prill 2022) një operacion të përbashkët që çoi në pranga 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës.

Këta funksionarë kufitarë janë arrestuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur 34 masa sigurie, nga të cilët 32 janë policë.

Konkretisht u dha masa ‶Arrest në burg‶ është vendosur për 17 persona, 13 Kontrollorë dhe ndihmës/Kontrollorë, dhe 4 Përgjegjës Turni, masa ‶Arrest në shtëpi‶, për 14 persona, ku 9 janë kontrollorë dhe 3 të tjerët specialitë, si dhe ‶Pezullim nga detyra‶, për 4 zyrtarë të tjerë.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht deri në 10 euro, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Kështu me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj 16 punonjësve të policisë:

1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);

7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, , si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 12 punonjësve të policisë:

1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë:

1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;

4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 2 shtetasve:

1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.