Gjykata pranon kërkesën për ankimim të Alibeajt për vendimet e Kuvendit të 11dhjetorit

Kriza për zgjidhjen e kryetarit të Partisë Demokratike do të shkojë përtej 10 prillit kur dhe merrte formë të prerë vendimi për njohjen e Kuvendit të Rithemelimit. Tashmë çështja ka kaluar në spiralet e shkallëve të gjyqësorit.

Si rrallë më parë gjykata e Tiranës ka reaguar në një deklaratë për mediat ku sqaron kalvarin por dhe hallkat e ndjekura nga demokratët. Kështu në 18 mars gjyqtarja blerina mucca ka njohur kuvendin e muajit korrik 2021 kur Lulzim Basha ndryshoi statutin.

Por dhe ky vendim u konsiderua i paplotë, pasi mbështetësit e Bashës kërkuan bashkimin e dosjes me Kuvendin e 18 dhjetorit si kundërpeshë ndaj delegatëve të mbledhur nga berisha, ndaj dhe u apelua.

Për një javë kohë që demokratët u përballën gjithçka do të kalojë përmes dyerve të drejtësisë në Shqipëri. Komisioni i Rithemelimit ndërkohë kërkoi njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, ku u shkarkua si basha dhe kryesia e demokratëve. Gjyqtari Agron Zhukri certifikoi njohjen, duke i ndërprerë mundësinë e njohjes së kuvendit të organizuar nga Lulzim Basha.

Është Enkelejd Alibeaj që ka apeluar këtë qëndrim, duke e kthyer sërish çështjen në bazë, e në bazë të shortit çështja i rikthehet gjyqtares Blerina Muça.

Por më tej sqarohet se në çdo rast vendimi mund të shkojë në apel

Gjykata pranon kërkesën për ankimim të Alibeajt për