NATO: Do ketë një fazë të dytë lufte, do i japim më shumë armë Ukrainës

Zëvendëssekretari i NATO-s Mircea Geoana tha se vendet aleate do ta mbështesin Ukrainën me armë shtesë për të luftuar kundër Rusisë.

Sipas mediave të huaja, Geoana, është shprehur se  në javët e ardhshme lufta do të marrë rrjedhë tjetër,  dhe sipas tij Ukraina do të ketë nevojë për më shumë armë, për t’i bërë ballë luftës.

 “Nuk do të jap detaje se cili aleat po u ofron armë ukrainasve, por lloji i ndryshëm i luftës që do të shohim në fazën e dytë do të kërkojë nevoja të tjera nga ushtria ukrainase. Mbështetja e aleatëve do të ndryshojë në varësi të kësaj. Dhe Mund të parashikoj që aleatët do t'i ofrojnë më shumë armë Ukrainës sipas nevojave të saj në këtë fazë të luftës, së bashku me ndihmën humanitare dhe financiare."