Pensionistët të pabarabartë për qeverinë, një pjesë përjashtohet nga ndihma edhe pse jetojnë vetëm
Pas miratimit të ndihmës prej 3000 lekësh pensionistët që jetojnë vetëm dhe që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale shumë nga pensionistët nuk kanë përfituar nga kjo paketë për arsye të ndryshme. Pensionistët kërkojnë më shumë vëmendje nga qeveria dhe t’i përfshijë të gjithë në paketën e ndihmës ekonomike.
Me shpërndarjen e pensioneve këtë të mërkurë, 6 prill, shumë nga të moshuarit nuk i kanë marrë shtesat e dhëna nga qeveria në kuadër të paketës së rezistencës sociale.
"Nuk e kam marrë, nuk ma dhanë për arsye se unë jam me djalin. 5 mijë shtesë kisha unë. Shkova dje dhe bëra ndarjen, jam vetë i shtati".
"Nuk e përfitoj."
Edhe pse pas vendimit shumë janë dyndur për të përfituar bonusin kishte edhe nga ato që edhe pse nuk i kishin fëmijët në çertifikatë familjare nuk morën asnjë shtesë.
"I vetmuar apo jo, po nuk ke sahatin në emër tënd nuk merr gjë. Shteti te sahati të kontrollon."
Disa thonë se nuk përfituan për shkak se pensioni i tyre ishte më shumë se 13.300 lekë .
"Im vëlla e ka pensionin 150 mijë lekë, është vetëm fare. E shoqja i ka vdekur dhe i ndarë me fëmijët. Nuk i dhanë 30 mijë lekëshin, duhet të kesh pension nën 133 mijë lekë."
Pas protestave të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, qeveria miratoi një ndihmë prej 3000 lekësh për të përballuar situatën e krizës nga rritja e çmimeve” ku në këtë skemë u parashikuan të përfitonin pensionistët që jetojnë vetëm dhe që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale personat me aftësi të kufizuara, dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.
