Holanda sekuestron 14 jahte luksoze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2022, 14:28
Autoritetet doganore holandeze kanë sekuestruar 14 jahte ruse, si pjesë të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës, për pushtimin e Ukrainës.
12 prej këtyre jahteve janë në ndërtim dhe dy në mirëmbajtje, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm holandez.
"Në kuadër të masave aktuale, këto anije nuk mund të dorëzohen, transferohen ose eksportohen për momentin,"- tha Wopke Hoekstra në një letër drejtuar Parlamentit holandez.
