"12 lidhje e 3 martesa", rrëfehet 'mentoria shpirtërore': Kam përjetuar dashurinë e vërtetë

Në ditët e sotme, ku shoqëria po shkon gjithmonë drejt globalizimit por edhe individualitetit, çdo ditë e më shumë  njerëzit i referohen “mësueseve” shpirtëror” sidomos kur ata kanë dilema për lumturinë e tyre. Këta njerëz janë aty për ne duke na dëgjuar e duke na bërë të hymë thellë brenda dimensioneve tona. E tillë është edhe e ftuara në emisionin e pasdites “Jeto me Orën”.

Vjollca Sadiku është një shqiptare e cila prej 5 vitesh ka zbuluar fuqinë brenda vetes, teksa kërkon balancën mes lumturisë, paqes dhe dashurisë ajo është kthyer në një trajnere ose mësuese shpirtërore.

Sekreti për të qenë mirë sipas Vjollcës është të mësojmë se si ta aplikojmë mirësinë brenda nesh. Çdo njëri ka dëshirë që të jetë i lumtur dhe ta ketë shpirtin plot,por shumica e njerëzve nuk e dinë sesi arrihet kjo gjë. Ajo na rrëfeu për emisionin e pasdites se që të arrish paqe shpirtërore nevojiten 12 muaj.

Një njeri duhet tja aplikojë vetë vetes këtë gjendje pasi është vetë njeriu që duhet të motivojë veten. Që në moshën 7 vjeçare Vjollca ka nisur të përimrësojë veten duke synuar që të jetë gjithmonë e lumtur.

Vjollca ka në jetën e saj 12 lidhje dhe 3 martesa.

Po a e ka gjetur dashurinë e vërtetë?

"Unë adhuroj çdo moment. Kanë qenë aventurë. Çdo dashuri që ke përjtuar në ato kohë ka qenë e mrekullueshme, por rritemi" shton ajo.

Po si mund të shpëtojmë nga një raport toksik?

"Mëso të duash veten. E të jesh mirë me veten tënde. Lumturia është falas dhe e ke brenda vetes" thotë ajo.

Në lidhje me këtë temë Sadiku ka botuar 11 libra. Ky proces për të ka qenë shumë i bukur dhe një aventurë fantastike.

Ajo u shpreh se “Një libër me 400 faqe e kam përfunduar për një muaj dhe një tjetër për një javë”. 

Ajo bën trajnime për të mësuar njerëz të ndryshëm sesi të jenë të lumtur dhe të arrijnë paqe shpirtërore, por dilema që ajo vë re tek këta njerëz është se ata nuk punojnë me veten.