Davide di Donatello, Oscari i kinematografisë italiane

Ditë e rëndësishme sot për Kinemanë Italiane e cila pak ditë pas ceremonisë së çmimeve Oskar për kinematografinë më të mirë botërore, bën publik kandidaturat për çmimin Davide di Donatello, i barazvlefshëm me Oskarin Hollyëodian.
Në edicionin e 67 të tij, ky çmim merr sivjet një ndjesi të veçantë pasi zhvillohet dy vite pas marrjes fund të pandemisë shëndetësore që detyrok modifikimin e pjesëmarrjes e të zhvillimit të ceremonisë zyrtare, një nga eventet më të pritshme për publikun italian.
Ceremonia zyrtare e Davide di Donatello do të mbahet në një vend simbolik të kinemasë italiane, në studiot e Cinecittà në Romë, një zgjedhje e bërë për herë të parë, si një sinjal shprese për atë çka industria kinematografike ka vuajtur gjatë dy viteve të fundit, për shkak të izolimit nga masat kufizuese pandemike.
Dy drejtuesit e kësaj mbremje që do të mbahet më 3 maj 2022, do të jenë prezantuesi i njohur Carlo Conti e Drusilla Foer, të cilën e kemi parë së fundmi në skenën e teatrit Ariston në prezantimin e festivalit të fundit të muzikës italiane, Sanremo.
"Kanë qënë dy vite komplekse e të vështira të zhvillosh një ceremoni të tillë pa patur asnjë spektatorë në sallë, deklaroi në konferencën e shtypit Presidentja e Akadamisë Kombëtare të Kinemasë Italiane, Piera Detassis.
Më 1950, një portë që hapet për të lënë pas vitet e vështira të luftës së dytë botërore u bë simbol për të themeluar në Romë, Open Gate Club, Komiteti për artin e Kulturën nga i cili lindi Klubi Internacional për Kinemanë i cili më 1955 themeloi Cmimin Davide di Donatello, për të vlerësuar prodhimet më të mira kinematografike italiane e të huaja me të njëjta kritere vlerësimi të Oskarit Hollivudian.
Por në vend të statujës u zgjodh një element mjaft kuptimplotë për Italisë si statuja e Davide-s e cila gjendet në Firenze, vepër të skulptorit italian Donatello.
Kandidatët e çmimit Davide di Donatello janë votuar sot nga 1620 anëtarë të Akademisë Kombëtare të Kinemasë Italiane me votën e 91% të tyre.
Pesë kandidatura për Filmin më të mirë, pesë kandidatura për skenarin më të mirë origjinal, pesë kandidatura për aktorin e aktoren më të mirë protagoniste e jo protagoniste, e pesë kandidatura për veprën më të mirë të parë regjisoriale, pesë kandidatura për dokumentarin më të mirë, pesë kandidatura për filmin më të mirë internacional, të cilave u shtohen fotografia më e mirë, muzika më e mirë, kostumografia më e mirë, montazhi më i mirë, efektet speciale më të mira etj.
Filmat me më shumë kandidatura, plot 16 për të fituar Davide de Doantello janë filmi "Frekas out" i regjisorit Gabrielle Manetti e "E stato la mano di Dio", me regji të Gabrielle Muccino-s.
Gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të kandidaturave u bë publik siç është tradita dhe fituesi i Çmimit Davide di Donatello në metrazh të shkurtër i cili është "Maestrale" e regjisorit Nico Bonomolo.
Është hera e parë në historinë 67-vjeçare të Davide di Donatello që vlerësohet një film me kartona.
Gjatë konferencës së prezantimit të kandidaturave nuk munguan batuatat për atë çka ndodhi në ceremoninë e Oskar.
"Ju garantoj, tha prezantuesi Carlo Conti, se nuk do të bëj asnjë batutë për modelin e flokëve të të ftuarve."
Organizatorët e ceremonisë Davide di Donatello e drejtuesit e Akademisë së Kinemasë Italiane, e mbyllën duke shpresuar se një muaj nga zhvilimi i kësaj ceremonie, situata e luftës në Ukrainë të ketë ndryshuar, e nëse jo do të ketë një vëmendje të veçantë dhe për këtë tragjedi humane.
Ndoshta mund të pritet një video nga Presidenti ukrainas Zelensky. Asgjë nuk është e konfirmuar siç nuk mund të konfirmohen lajmet e të papriturat që vijë çdo ditë nga kufiri Ukrainë-Rusi.