Njihuni me Donën, vajza në videoklipin "Fatal Love" është motra e Sajmir Kodrës. Pasioni për fotografinë dhe ëndrrat në sirtar

Kënga e Elgit Dodës “Fatal Love” bëri goxha zhurmë dhe u pëlqye shumë. Protagonistja e klipit ishte dhe motra e Saimir Kodrës, Dona.

E ftuar në studion e Ditë e Re” në RTV Ora foli për herë të parë pse mori pjesë në këtë videoklip edhe pse thotë se “Nuk e dua famën”.

"E njoh shumë mirë regjisoren e mënyra si ma përshkroi, dhe çfarë do të bëja kishte të bënte me karakterin tim e nuk mund ta refuzoja kurrsesi” tregon ajo për modetarët Arjola Shehu dhe Arjon Muça.

Dona u shpreh se kjo ishte hera e dytë që ishte protagoniste në një klip por duket dhe hera e fundit edhe pse e pëlqeu veten.

E pyetur se si ishte të luante në klip me një burrë të martuar si Elgiti, Dona tha se ai është shumë modest.

“Ishte hera e dytë dhe e fundit. E para ishte me Young Zerkën. Bashkëpunimi me Elgitin ishte shumë i bukur. Nuk ishte e vështirë t’i qëndroja pranë Elgitit. Ma bëri shumë të thjesht. Një djalë shumë i mirë dhe punëtor.”- tha ajo në intervistën për “Ditë e re”.

Po si e pa vëllai? A është kritik Samir Kodra?

“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është vetë artist dhe nuk ka si të më kundërshtojë. Kemi diferencë të madhe moshe. Kam dhe një motër tjetër të madhe. Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët por me mua është një dashuri e vërtetë. Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim. Përveçse më ka hapur dyer nuk më ka mbyllur asnjë derë deri tani”- u shpreh Dona.

Dona tregon se ka marrëdhënie shumë të mirë me vëllanë e të motrën

"Përveçse më ka hapur dyert fakti që jam motra e Saimir Kodrës, nuk më ka mbyllur dyert"

 E apasionuar pas fotos

Është e apasinuar për foton, të kuruar mes klasikes e modernes, dhe nuk e gjen veten tjetër kund

"Postimet në instagram janë aq të kuruara sa thua paguhen paratë e botës për tu munduar sa mundohem por është një pasion që nuk venitet” thotë ajo.

Tregon se dhe se profesioni që bën paguhet

Ekrani

Ekrani është ëndrra e saj në sirtar dhe se do i pëlqente një emision i përditshëm

“E kam menduar të bëhem pjesë e ekranit dhe e kam vendosur si ëndërr në sirtar. Nuk më venitet si pasion por ndoshta nuk ka ardhur momenti i duhur. Do më pëlqente një emision mëngjesi, i përditshëm. Edhe pse gjumin e dashuroj.”– tregoi blogerja duke qeshur.