Të ka ndihmuar apo penguar fakti që je motra e Saimir Kodrës? Dona: Më ka hapur dyert

Kënga e Elgit Dodës “Fatal Love” bëri goxha zhurmë dhe u pëlqye shumë. Protagonistja e klipit ishte dhe motra e Saimir Kodrës, Dona.

Kjo e fundit ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku u pyet se a e ka penguar  në karrierë fakti që është motra e gazetarit Saimir Kodrës. Ajo tha se të qenurit motra e Saimirit, vetëm sa i ka hapur dyert.

Dona Kodra: Përveçse  më ka hapur dyer, nuk më ka mbyllur dyer deri më sot. Pa çka se nuk prezantohem në emër të atij, por jo, ai ka punën e vet dhe nuk pse të ketë penalizime. 

 

E pyetur se a e ka menduar të jetë pjesë e ekranit, Dona u përgjigj: E kam menduar dhe tani që po ma thoni ju po e vazhdoj akoma ta mendoj. I kisha vendosur këto ëndrrat në sirtar, por mendoj se ende nuk ka ardhur moment i duhur. Do doja një emision dhe të isha moderatorja, do ja dilja