Parodia për nënën përlot moderatoren Ana Kallaku
Ervis Saliasi është 26 vjeçari, i cili u josh nga bota e artit që në vogëli. Në moshë fare të vogël nisi të angazhohej në aktivitete të ndryshme artistike.
Ndërkohë paradia e tij kushtuar nënës ka përlotur dhe moderatoren Ana Kallaku, në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora.
Kallakut iu mbushën sytë me lot teksa Saliasi këndoi parodinë me vargjet e artistit Jorgo Papingji:
“Mirëmëngjes moj nëna ime,
si je sot si mu gdhive,
thuamë ç’të ka munduar që gjithë natën ke qenë zgjuar.
A mo bir të keqen nëna,
natë e ditë të shohë në ëndrra,
ngrihem e dëgjoj e mjera,
mos troket njeri te dera.”
Fillimisht ai këndoi këngën kushtuar motrës, dajës e në fund e mbylli me një këngë për nënën.
Ai tha se që prej 10 vitesh jeton larg të ëmës.
“Në fillim i këndova motrës, pastaj dajos, tani do kisha dëshirë të këndoja një këngë për nënën sepse ajo ka qenë shtysa ime për të hyrë në botën e artit. Kam 10 vite që jetoj larg nënës sepse ajo është jashtë shtetit dhe këtë këngë e ndjej shumë.”- tha ai.
