26-vjeçari Ervis Saliasi që po bën namin me parodi: Suksesi ka një sekret!
Ervis Saliasi është 26 vjeçari, i cili u josh nga bota e artit që në vogëli. Në moshë fare të vogël nisi të angazhohej në aktivitete të ndryshme artistike.
Piano ka qenë dashuria e tij më e madhe e nisi instrumentin kur ishte vetëm 9 vjeç. Po në këtë moshë i nisi dëshira për të eksploruar edhe në fusha të tjera të artit si aktrimi, kantoja, kitara etj.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News, artisti rrëfeu emocionet në skenën e spektaklit të humorit “Kosherja”, teksa theksoi se sekreti për tu futur në zemrat e njerëzve është të jesh vetëvetja.
“Ne jemi më të mirë sesa shfaqja jonë e radhës. Muzika të qetëson, nuk ndjen lodhje, stres, duket sikur je vetëm ti”.
“Gjithmonë e kam dashur kabaretin, aq sa e dua teatrin, aq e dua dhe kabaretin. Është diçka aq sa e thjeshtë, aq edhe e vështirë. “Kosherja” është një shkollë për mua. Nuk kisha një eksperiencë në këtë zhanër, jam duke mësuar. Punoj me njerëz që kanë besuar te unë. Sekreti për t’u futur në zemrat e njerëzve është të jesh vetvetja."- tha ai.
Komentet që marr janë të ndryshme. Më pyesin kur do të të shohim “live”. Bëhen të gjithë pjesë të parodisë dhe kjo është kënaqësia e vërtetë”.
