Pengesë apo sukses të jesh vajza e Shyhrete Behlulit? Engji: Më ka rritur konkurrencën brenda vetes

Engjëllushe Salihu një talent i lindur dhe rritur nga një dorë artistësh ku me kritika profesioniste sollën për publikun një këngëtare që fitoi zemrat e moshave të ndryshme.

Një vajzë e thjeshtë, e kulturuar dhe shumë punëtore e cila është gjithmonë në kërkim të një gjëje të re për profesionin dhe të ardhmen e saj.  Ajo nuk pranon të dalë në intervista televizive, por ftesën e D-Night e pranoi me kënaqësi duke e vlerësuar programin. Por, a është sukses apo pengesë të qenurit vajza e Shyhrete Behlulit? Ja si përgjigjet ajo.

Dajana: Engji në një moshë të re ke zgjedhur të vish me këngë popullore. Si ka mundësi, pse kjo zgjedhje?

Engjëllushe: Pse jo? Dhe sa herë më pyesin unë e kam këtë përgjigje. Shumë persona kanë menduar në fillim se ka qenë një zhanër muzikor i imponuar nga mamaja ime, pasi ajo ka zhanrin e muzikës popullore.

Unë kam zgjedhur për qejf dhe më pëlqen dhe i kam analizuar të gjithë zhanret e muzikës dhe mund të them bindshëm që është një zhanër i vështirë muzikor për ta kultivuar.

Nuk mendoj që do të devijoj asnjëherë nga muzika popullore se aty ndihem rehat dhe më pëlqen.

Dajana: Të pengon apo të jep më shumë sukses të qenurit vajza e Shyrete Behlulit?

Engjëllushe: I ka të dyja bashkë! Në fillim ka qenë shumë përparësi për mua sepse të gjithë e dimë sesa e vështirë është të depërtosh në fushën e muzikës sidomos në ditët e sotme, pasi ka një konkurrencë shumë të madhe.

Më pas filloi të bëhej një përgjegjësi dhe një farë barre sepse duhet të jem më e kujdesshme dyfish dhe kjo gjë më ka rritur konkurrencën brenda vetes.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: