“Qysh nuk t’u kujtua strofa e dytë?” Ja momenti më i sikletshëm i Engjit dhe mamasë Shyhrete Behluli

Engjëllushe Salihu është një ndër vajzat simpatike të estradës shqiptare, ku me thjeshtësinë  dhe talentin e saj ka fituar vëmendjen dhe dashurinë e publikut të moshave të ndryshme. Dëshira për të qenë krah nënës së saj si partnere në muzikë dhe pse jo për të trashëguar këngën popullore, ia shton edhe më shumë vlerat asaj.

Ndodh shpesh që në koncerte apo festa familjare të ketë incident të vogla, që të bëjnë edhe të qeshësh dhe i tillë ishte rasti i Engjit me mamanë e saj, artisten Shyhrete Behluli. Teksa këndonin në një kanagjegj në Kosovë, Engji harron strofën e saj dhe komenti i të zotit të shtëpisë nuk duhet humbur.

Dajana: Ju ka ndodhur ndonjë “incident” apo moment i sikletshëm gjatë një koncerti apo dasme? Për shembull nga publiku apo fansat?

Engjëllushe: Janë ca incidente qesharake që për momentin na bëjnë të qeshim, por më kujtohet një rast kur ishim në një festë familjare dhe zotëria në fjalë martonte vajzën e tij (ne i themi kanagjegj) dhe kishim një këngë bashkë me mamin “Kur martohet vajza”.

E kënduam strofën e parë, refrenin dhe ishte gjithçka okay, por te strofa e dytë që ishin fjalët e mia nuk më kujtoheshin dhe këndova përsëri strofën e parë. Përfundoi e gjitha dhe kaluam shumë mirë, kur vjen babai i nuses që njiheshim edhe familjarisht. Mbase ne mendojmë se këto janë disa gjëra që njerëzit nuk i vërejnë edhe aq shumë, por teksa ai na falenderonte duke na thënë se shkoi shumë mirë e ju lumtë goja e mu drejtua: “ Qysh moj nuk t’u kujtua strofa e dytë e këndove dy herë të parën.”

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: