Engji-Dajanës: Më bërë një pyetje shumë të vështirë, nuk di çfarë përgjigje të jap. Për çfarë bëhet fjalë?
Ajo është një vajzë që nuk preferon shumë daljet në intervista dhe madje shpesh i ka refuzuar ato, por ftesën e D-Night e pranoi me kënaqësi të madhe. Engji Salihu një këngëtare që premton shumë e di si ta bëjë publikun për vete na tregoi më shumë rreth jetës së saj private.
“Temperamente, inteligjente dhe shumë e kujdesshme” këto ishin tre fjalët kryesore që përshkoi veten e saj gjatë intervistës. Por, a është e dashuruar Engji dhe si e shikon ajo dashurinë? E zbulojmë sëbashku.
Dajana: Si do ta përshkruaje veten me tre fjalë?
Engji: Temperamente, inteligjente dhe e kujdesshme.
Dajana: Çfarë nuk do ia falje kurrë vetes?
Engji: Shumë e vështirë si pyetje dhe unë jam shumë e re dhe mbase ende nuk jam përballur më ndonjë vendim që mund t’i kem rënë pishman, kështu që nuk di se çfarë përgjigje të jap.
Dajana: Si reagon kur je e mërzitur?
Engji: Bëj punët e shtëpisë.
Dajana: Komenti yt për gazetarët që bëjnë lajme me informacione të rreme dhe aludime?
Engji: Nuk i marr shumë afër zemrës, kur je person publik jo gjithmonë do lakohesh për mirë. Nuk e marr personale
Dajana: Nëse nuk do ishe këngëtare, çfarë mund të ishte tjetër Engji?
Engji: Dizajnere arkitekte.
Dajana: Pushimet më të bukura që ke bërë deri tani? Që do i mbash mend gjatë?
Engji: Jam me idenë nuk ka rëndësi ku je, por me kënd je.
Dajana: Kujt i thua “Ç’ka ki me m’than” në këngën e fundit? Është dedikim për dikë?
Engji: Jo nuk është dedikim…Kjo këngë më ka ardhur si temë e gatshme dhe ma kanë dërguar e unë e këndova.
Dajana: Sa tradicionale është Engji në jetën e saj?
Engji: Ku na pëlqen jemi ku nuk na pëlqen nuk jemi.
Dajana: Por një dasme tradicionale apo klasike? Pse?
Engji: Tradicionale.
Dajana: Cila ka qenë dhurata më e bukur që ke marrë dhe cila dhuratë s’të ka pëlqyer por je detyruar ta pëlqesh në sy të të tjerëve?
Engji: Unë nuk hy te grupi që e çmoj dikë për një dhuratë të caktuar. Çmoj ngrohtësinë që më jep dikush
Dajana: Je penduar ndonjëherë?
Engji: Po patjetër.
Dajana: Do preferoje më shumë fat në dashuri apo në karrierë?
Engji: 50 me 50.
Dajana: A është e dashuruar Engji në këto momente?
Engji: Jo.
Dajana: Ahhh bravo mos e bëj atë gabim!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

