Pianistja shqiptare mësuese në akademinë “Solfam” në Paris

Fatjona Matraku është shqiptarja e talentuar në piano e cila prej vitit 2009 jeton ne Paris. Në moshë fare të vogël tek ajo spikati talentin për instrumentin në moshën 6-të vjeçare filloi të luante piano, një pasion i cili u shndërrua në profesion. Ishte viti 2009 kur ajo zgjodhi të ikte në Paris e aty të zhvillonte edhe profesionin e saj. 

Fatjona sot është mësuese pianoje në një nga shkollat e djepit të kulturës. E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News, artistja foli edhe për projektin “Music Through Us” në të cilin ka përfshirë Shqipërinë në disa dimensione.

"Nuk është asgjë  e thjeshtë. Gjërat e vështira janë të bukura, muzika të zgjedh, e ti zgjedh muzikën."- tha ajo. 

 “Music Through Us “është një seri reportazhesh, është një shtysë që mora gjatë pandemisë. Desha të sjell traditat në një formë tjetër, për ta bërë Shqipërinë më terheqëse. Janë zhvilluar 6 deri tani. Në Shqipëri më sjell familja, por më sjell e bukura Shqipëri, ushqimi, orientalizmat, kafet me miqtë, bisedat e gjata. Unë jam shumë shqiptare. Në Shqipëri më sjell vetja, më sjellin rrënjët."- tha ajo.