“Nuk po shkon në pub”, Dashamir Shehi replika të rënda ndaj politikanëve

Dashamir Shehi një nga figurat më të dashura nga politikanët ka dhënë një intersistë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në Parlament.

I ftuar në "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Shehi ka treguar shumë gjërw "pa dorashka."

Sa i përket veshjeve të politikanëve, Shehi ka treguar se disa prej tyre vishen ‘casual’ sikur kanë ardhur nga rruga dhe futen në parlament.

“Shoh disa prej tyre sikur i ka kap rruga e vijnë në parlament, njëri vjen me golf, tjetri vjen me triko dhe kjo është një mungesë respekti."

“Kjo nuk është normale për politikanët, pasi në shenjë respekti për popullin që e ka zgjedhur nuk duhet një paraqitje e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka treguar se nëpunësit e shteteve të huaja vishen më mirë se këta të vendit tonë, me një pamje korrekte dhe kjo i ka pëlqyer.

Në foto, është shfaqur kryeministri i vendit Edi Rama me një kostum klasik dhe atlete sportive.

“Unë do i thosha të rrinte të vishte këpucë dhe jo atlete pasi bie në sy sido të jetë dhe nga gjatësia e trupit dhe profili që ka. 20 vjet më para kështu e mbaj mend të veshur dhe mendoj se ka ardhur koha që ai të ndryshojë. Ndonëse atëherë i lejohej pasi ishte një artist, tani nga statusi që ka nuk duhet të vishet më kështu”-është shprehur Shehi.

Në mbyllje ai ka thënë se në parlament nuk duhet të vishet me xhinse dhe t-shirt, dhe në të gjithë botën serioze nuk kam parë kurrë diçka të tillë.

“Nuk ka mbetur moda tek ne, moda bëhet në Milano dhe Paris, unë s’kam parë deputetë kështu atje”.