“Mendoja se ishte bad-boy", çfarë e bëri Shqipe Hysenajn të ndryshojë mendim për Stresin?

Pas Arjan Konomit, personazhi i dytë që Shqipja ka komentuar në studion e “Why Not” në RTV Ora është reperi i njohur Stresi.

Konkurrentja e “Përputhen” ka treguar se gëzon respekt për të dhe e vlerëson shumë figurën e tij. Ajo ka treguar se reperin e ka njohur në emisionin “E Diell” ku të dy ishin të ftuar.

“Stresin kam pasur mundësinë të njohur në “E Diell” dhe më ka habitur. Ai është ‘bad-boy’, ashtu siç e prezanton veten, por në të vërtetë është një djalë mjaft i edukuar i cili di se ku flet dhe është njeri që nuk të vë në pah nëse ti je më i ulët se ai. Në të vërtetë më ka habitur dhe e vlerësoj shumë. Ai ka një botë komplet tjetër nga ajo që ka zgjedhur të prezantohet, e vlerësoj shumë si tip”-është shprehur Shqipja”

Ju ftoj të ndiqni linkun më poshtë për më tepër: