Shefi i kuzhinës me bazë në Hong Kong merr yllin e parë Michelin për Venezuelën

Ricardo Chaneton është i pari shef venezuelian që i ka dhënë restorantit të tij në Hong Kong një yll të lakmuar Michelin. Arepa, taco dhe një recetë e vjetër familjare e chimichurri, simfonia e shijeve të njohura për amerikano-latinët e ka bërë atë të famshëm në të gjithë botën.

Shefi me origjinë venezueliane, Ricardo Chaneton, është i pari që ka marrë një yll Michelin për simfoninë e shijeve të njohura për amerikano-latinët, përfshirë gatime si arepas, tacos dhe një recetë e vjetër familjare e chimichurri.

Për Chaneton, i cili për shumë kohë ishte i njohur për kuzhinën franceze, marrja e yllit dy vjet pas hapjes së restorantit të tij “Mono” në Hong Kong është një burim krenarie,  si dhe një "peshë shumë e madhe" përgjegjësie.

"Fakti i të qenit i pari venezuelian që ka një yll Michelin i bën njerëzit të kthejnë sytë tek ti," tha kuzhinieri 34-vjeçar. "Megjithatë askush nuk duhet të shqetësohet sepse ne po përfaqësojmë kontinentin tonë dhe vendet tona në mënyrën më të mirë që mundemi."

 “Ne nuk duam të bëjmë një kuzhinë 100 për qind tradicionale, por ajo bazohet në perceptimin tonë të nostalgjisë dhe kujtimeve të shijes”, tha shefi i kuzhinës.

I vendosur në distriktin qendror luksoz të Hong Kongut, “Mono” tashmë ka marrë miratimin në mbarë rajonin, në vitin 2021 ai ishte ndër 50 restorantet më të mirë të Azisë.

Thekse të ndryshme të spanjishtes së folur mund të dëgjohen nga kuzhina e hapur e Chaneton stafi i tij vjen nga Venezuela, Meksika, Guatemala dhe Brazili  dhe pjatat e tyre janë një dëshmi e shijeve të ndryshme të rajonit.