Dinamo shikon fundin, humbet duelin direkt me Egnatian
Ajo ndeshje e mirë me Tiranën nuk ka ndryshuar asgjë për Dinamon. Kryeqytetasit sot pësuan një humbje të rëndë me Egnatian që mund të kushtojë shumë për renditjen dhe duhet pranuar se kjo disfatë e afron me shumë Dinamon me Kategorinë e Parë.
Duhet thënë që ishte një fitore me meritë për miqtë që ishin më konkretë dhe më kërkues ku që në 29’ gjeti golin që u anulua më pas me VAR.
Dinamo përpiqet të bëjë më shumë por në 44’ sërish tregohet e rrezikshme dhe kësaj radhe shënon me Ademin me kokë duke i dhënë avantazhin miqve.
Pjesa e dytë nisi më mirë për kryeqytetasit me Vanolin që hedh para skuadrën por janë raste që nuk konkretizohen ndërsa Egnatia nuk gabon duke gjetur dhe golin e nokautit në 90’ me Pedro Auguston.
2-0 për Egnatian, një fitore me shumë vlera për rrogozhinasit që tani janë më të qetë dhe shikojnë mbijetesën. Më e zymtë mund të themi atmosfera te Dinamo që tashmë shikon Kategorinë e Parë./Ora News/.
