Alqi Bllako, nesër në orën 11:00 para gjykatës për masën e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2022, 12:12
Ish-deputeti, Alqi Bllako, do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë. Seanca do të zhvillohet në orën 11.
Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako është bërë me 9 orë vonesë nga policia e shtetit, pa sqaruar arsyen e kësaj vonese.
SPAK në një deklaratë thotë se ka urdhëruar policinë të mbante në vëzhgim deputetin që prej datës 30 mars.
Ndërkohë një ditë më pas, në orën 15.54 është përcjellë vendimi i gjykatës për ekzekutim.
Prokuroria thekson se urdhri është ekzekutuar në orën 03.30 të mëngjesit të datës 1 prill nga ana e policisë.
