Viktimë dhe dëme nga stuhia/ Vdes djali që u rrëzua nga soleta, në spital vajza që u godit nga depozita e ujit
Një 26-vjeçar nga Kuçova humbi jetën si pasojë e stuhisë së erës që përfshiu vendin pasi ra nga çatia e një shtëpie ku po punonte. Moti i keq ndërkohë ka shembur një urë në Kukës e ka dëmtuar rrugë në gjithë vendin. Lundrimi në det edhe sot mbetet i pezulluar.
Stuhia e erës la pas një viktimë në Kuçovë. 26-vjeçari që nga çatia e një banese në fshatin Tapi ndërroi jetë në spital për pasojë të plagëve.
Majkëll Vrapi, po montonte një panel diellor, ndërsa dyshohet se humbi ekuilibrin dhe u ra nga rreth 3 metra lartësi për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë vajza që godit nga një depozitë uji gjatë stuhisë, po në qytetin e Kuçovës mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetwn.
Moti i keq që përfshiu vendin ka shkaktuar problematika të shumta.
Ura e Shtrezës që lidh fshatrat Shishtavec, Novosej dhe Turaj është shembur në të dy anët duke bllokuar zonën.
Këto pamje ndërkohë tregojnë papërgjegjeshmëri nga drejtuesi i këtij furgoni që kalon mjetin sipër strukturës së dëmtuar duke rrezikuar jetën e pasagjereve.
Rrëshqitjet e gurëve dhe dherave në rrugë janë një tjetër pasojë e stuhisë.
Këto pamje vijnë nga aksi nacional Qaf Buall- Peshkopi.
Efke Sinkorn banorët të rrezikuar
Stuhia shkaktoi dëmë të mëdha edhe në Fier e Vlorë, ku rrëzimi i disa strukturave rrezikoi të shkaktojë tragjedi.
Edhe këtë të premte, tragetet drejt Italisë nuk do të nisen ndërsa puna në portet e Vlorës Durrësit e Shëngjinit mbetet e pezulluar.
Shpejtësia e eres në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim.
