NATO i kërkon Danimarkës të dërgojë trupa në Letoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 16:26
NATO i ka kërkuar Danimarkës të dërgojë 800 trupa në Letoni, një përpjekje për të mbështetur krahun lindor të aleancës.
Letonia është në kufi me Rusinë në lindje dhe Bjellorusinë në jug.
Udhëheqësi danez Mette Frederiksen tha në fillim të kësaj jave se vendi i tij ishte gati të dërgonte një batalion në shtetin baltik, por vendimi do të duhej të kalonte në parlament.
