Mbretëria e Bashkuar vendos të tjera sanksione ndaj individëve dhe mediave ruse
Mbretëria e Bashkuar vendos më shumë sanksione ndaj individëve dhe mediave ruse
Britania ka vendosur sanksione të reja kundër 12 qytetarëve rusë dhe dy subjekteve mediatike.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se kanë në shënjestër "propagandistët rusë dhe mediat shtetërore që përhapin gënjeshtra dhe mashtrime për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Putin".
Personat e fundit të sanksionuar janë spikeri rus Sergey Brilev dhe kreu i Transmetimit Ndërkombëtar Sputnik, Anton Anisimov.
Brilev, i cili është gjithashtu zëvendësdrejtor i mediave shtetërore Rossiya, akuzohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar se është angazhuar në mënyrë aktive në "propagandimin e dezinformatave të Kremlinit rreth pushtimit rus të Ukrainës".
Drejtori menaxhues i kompanisë ruse të transmetimit RT, Alexey Nikolov dhe CEO i Gazprom-Media Holding Aleksandr Zharov u sanksionuan gjithashtu nga Britania.
Sanksionet pritet të vendosne edhe ndaj mediave Rossiya Segodnya dhe pronarin e RT TV-Novosti.
