Kërcënimi i Putinit: Paguani me rubla ose do t'i japim fund kontratave të gazit
Presidenti rus Vladimir Putin po flet në Moskë pas nënshkrimit të një dekreti që thotë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga e premtja.
Ai kërcënoi se këto kontrata do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk bëhen me rubla.
Pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, Putin thotë se "lufta ekonomike" kundër Rusisë filloi vite më parë.
Kremlini është treguar i ashpër për ata që e kundërshtojnë luftën dhe shumë rusë që mendojnë në këtë mënyrë janë larguar nga vendi. Protestat e përditshme në rrugë janë pakësuar.
Duke pasur parasysh se shumica e mediave të pavarura ruse janë bllokuar ose janë detyruar të mbyllen, ka pak alternativa ndaj medias shtetërore, e cila i përmbahet narrativës së Kremlinit.
Ajo pohon se trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë vetëm për të mbrojtur popullsinë rusisht-folëse nga sulmet dhe “gjenocidi” i kryer nga nacionalistët dhe neo-nazistët ukrainas.
Nëse shihet vetëm televizionin shtetëror, mund të arrihet në përfundimin se ky është me të vërtetë një operacion i domosdoshëm për të shpëtuar rusisht-folësit dhe vetë Rusinë nga një Ukrainë agresive, e cila, me ndihmën e Amerikës, po zhvillon armë biologjike dhe është e në rrugën e saj për tu fuqizuar me armë bërthamore.
