Ukraina: Trupat ruse po largohen nga Çernobili

Trupat ruse po largohen nga zona e Çernobilit, thotë agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës.

Agjencia shton se teksa disa trupa janë ende në vend, shumica janë nisur drejt kufirit me Bjellorusinë.

Ndërkohë analistët perëndimorë parashikojnë se ndërsa Rusia thotë se tani do të përqendrojë trupat në rajonin e Donbasit, forcat e saj në fakt mund të rigrupohen për më shumë sulme në të gjithë Ukrainën.