Pagesa e gazit, Gjermania: Nuk do të shantazhohemi nga Vladmir Putin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 16:15
Në përgjigje të lëvizjes së Rusisë për të detyruar blerësit e huaj të paguajnë me rublave për gazin rus, Gjermania ka thënë se nuk do të shantazhohet nga Putini.
Robert Habeck, ministri i ekonomisë, thotë se aleatët me të cilët ai ka folur besojnë se kontratat ekzistuese të gazit duhet të respektohen, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ai shton se ende nuk ka parë ndonjë faturë të re gazi nga Rusia dhe këmbëngul se ata janë të përgatitur për çdo gjë që Putini mund të vendosë për gazin.
Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, me Gjermaninë klientin më të madh.
