Messi, Neymar apo Ronaldo? Zbuloni lojtarët më të paguar në Europë
Cilët janë lojtarët më të paguar në Evropë në sezonin 2021/22? Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar renditjen e 10 lojtarëve me pagat më të larta në secilën prej top 5 ligave të kontinentit të vjetër, në një renditje të kryesuar në nivel të përgjithshëm nga Neymar, Messi dhe çuditërisht edhe Gareth Bale.
“Marca” shqyrtoi pagat bruto për krahasim, duke marrë parasysh në fakt se si ndikojnë taksat e ndryshme të vendeve respektive dhe sa në të vërtetë përfundojnë në xhepat e lojtarëve.
Mes 50 lojtarëve të analizuar në top 10 të ligave individuale, shfaqen 10 lojtarë nga Paris Saint Germain (të gjithë 10 më të paguarit e Ligue 1 janë nga parisienët), nëntë nga Bayern Munich mes 10 më të paguarve në Bundesliga.
Janë gjashtë lojtarë nga Real Madrid dhe Juventus, pesë nga Manchester. United, tre nga Manchester City, dy nga Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea, Inter dhe një për Borussia Dortmund, Milan, Napoli në dhjetëshet respektive të kampionateve.
Ndërsa më poshtë dhe renditja e 10 më të paguarve në Europë:
Neymar (PSG): 48,9 milionë Euro bruto;
Messi (PSG): 40,5 milionë Euro bruto;
Bale (Real Madrid): 34 milionë Euro bruto
Cristiano Ronaldo (Manchester United): 31,5 milionë;
Griezmann (Atletico Madrid): 30 milionë;
Hazard (Real Madrid): 30 milionë;
Mbappè (PSG): 26,4 milionë;
De Bruyne (Manchester City): 24,7 milionë;
Benzema (Real Madrid): 24 milionë;
De Gea (Manchester United): 23,3 milionë. /Ora News/.
