Berisha: Bllako, i zhytur kokë e këmbe me inceneratorët, nënfish i Agaçit, Ahmetajt, Veliajt e Ramës
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një deklaratë të PD-së lidhur me arrestimet e SAPK-ut për incineratorët.
Berisha shkruan se Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incineratorëve.
Ai shton se Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në aferën e inceneratorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës.
Berisha: Deklaratë e Partisë Demokratike! Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në aferën e inceneratorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e një grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.

