Arrestimet për incineratorët, PD: SPAK të çojë para drejtësisë Ramën, Veliaj, Agaçin dhe ministrat e tjerë
Partia Demokratike nxit drejtësinë që të çojë para saj kryeministrin Edi Rama, Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin si dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar të përfshirë në aferat e incineratorëve.
Kryetarja e Komisionit hetimor parlamentar, Jorida Tabaku deklaroi se bëri me dije hetimet e SPAK janë një hap përpara, por jo të mjaftueshme.
Tabaku gjithashtu bëri thirrje që SPAK që të veprojë ndaj njerëzve me pushtet.
“Luran Dushës nuk i kujtohej asgjë. Ishte dëshmitari që nuk mbante mend asgjë, dhe ne na e bëri më të lehtë punën. Përveç zbatimit, shkaqeve tek inceneratori i Fierit, janë pasojat. Loran Dushën e pyeta se si ka mundësi që Ministria e Financave ka lejuar të dorëzojë një bilanc me 20 mln euro paradhënie për punë të pakryera të cilat kanë dy përgjegjës, Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin. SPAK duhet të lëviztë njëkohësisht tek personat me imunitet politik dhe me imunitet në Kuvend.
Është një zhvillim pozitiv, është për tu përshëndetur por askush nuk mund të deklarojë fitore përsa kohë qëë personat me përgjegjësi politike nuk janë arrestuar. Duhet të bashkohen hetimet e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Etleva Kondi është anëtare e Komisionit të Konçensionit për të tre inceneratorët.
Ajo ka përgjegjësi të shtuar pasi ka dhënë konçensionin për energjinë. Unë besoj që provat janë atje, janë bërë transparente, ka qenë e qartë ndarja e përgjegjësive, si ka funksionuar grup[i kriminal. Askush nuk ka funksionuar i vetëm. Të gjithë duhet të kemi guximin për të folur për këtë çështje. Guximi më i madh i takon SPAK-ut për të prekur personave me pushtet” – tha Tabaku.
Ndërsa deputeti Belind Këlliçi deklaroi se është momenti për të kërkuar që Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi të mbajnë përgjegjësi për aferën më të madhe të shekullit.
