Aksident me vdekje në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 17:14
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme, 29 mars në Lushnje.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë.
Shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër.
Si pasojë e aksidentit 50-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




