Basha: Arrestimet sot rezultat i komisionet të PD-së për incineratorët, qeveria e Ramës e korruptuar

Për ish-kryedemokratin Lulzim Basha Arrestimet e sotme nga SPAK, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të PD-së në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Sipas tij, Komisioni hetimor faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri.  

Ai shton se Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Basha: Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.